image Notat e lojtarëve në ndeshjen Liverpool 2:3 Atletico Madrid, portierët e bëjnë diferencën

Futboll

Futboll/ Notat e lojtarëve në ndeshjen Liverpool 2:3 Atletico Madrid, portierët e bëjnë diferencën

news image

Ekipi i Liverpool është eliminuar nga Liga e Kampionëve. Atletico Madrid arriti që ta siguroi biletën për në çerek-finale të Ligës së Kampionëve.

Spanjollët pas 120 minutash lojë, arritën të fitonin 2:3 në stadiumin e Liverpool. Kurse rezultati i përgjithshëm ishte 2:4, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas ‘Sofascore’, lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Jan Oblak me notë 8.7. Portjeri i Atletico Madrid bëri 9 pritje gjatë tërë ndeshjes. 6 pritje ishin brenda zonës.

Kurse në anën tjetër tek Liverpool, lojtari më i dobët ishte portieri. Adrian nuk veproi mirë në dy golat e para të Atletico Madrid.

Ai u vlerësua me notën 5.4. Adrian bëri 3 pritje dhe një gabim që rezultoi në gol përgjatë 120 minutave.

Me notë të lartë tek Liverpool u vlerësua Wijnaldum që luajti 105 minuta dhe shënoi një gol./Gazeta Sinjali/