image Dimal Basha nuk pajtohej me vlerësimin e arsimtarit, kjo është historia e 1-shit të tij

Politikë

Dimal Basha nuk pajtohej me vlerësimin e arsimtarit, kjo është historia e 1-shit të tij

news image

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka një histori jo të këndshme me 1shin, notën e dobët. Ai nuk pajtohej me vlerësimin e arsimtarit, dhe iu desh të hynte në riprovim për ta bërë notën e dobët (1), në kaluese (2).

Deputeti Basha, sa ishte nxënës i Gjimnazit në Ferizaj nuk i kishte punët mirë me mësime. Një gjë të tillë e tregon dëftesa e shkollës së mesme, e publikuar nga Gazeta Nacionale.

Historia me notën e dobët 1sh në lënden e Bilogjisë

Bashës, nota e dobët i ishte vendosur në lënden e Biologjisë, ku edhe kishte mbetur në provim klasor. Derisa, ky i fundit nuk u pajtua me vlerësimin e arsimtarit, dhe tek pas riprovimit këtë notë e kishte bërë dysh (2).

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, diçka më mirë i kishte notat në matematikë, fizike, e e Gjuhë Frenge, ku arrinte ta merrte një kaluese pa hyrë në provim e riprovim.

Derisa, në lëndët si Gjuhë Shqipe, Gjeografi, Logjikë dhe Kimi, Basha ishte vlerësuar me notën tresh (3).

Kurse, me notën katër (4), Basha ishte vlerësuar vetëm në lëndën e Historisë. Me notën maksimale, pesë (5), ai ishte vlerësuar në lëndët Edukatë Fizike, Gjuhë Angleze dhe Mbrojtje.

Duke u bazuar në këto nota, rezultati përfundimtar ishte “mirë” (3).

/GazetaSinjali/