image Dimal Basha: Kryeministri duhet të vendos vet, pse kanë dalë për të votuar 800 mijë veta në Kosovë

Politikë

Dimal Basha: Kryeministri duhet të vendos vet, pse kanë dalë për të votuar 800 mijë veta në Kosovë

news image

Vazhdës së deklarimeve pas sanksioneve të SHBA-së ndaj Kosovës, i është shtuar edhe deklarimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili tha se një kryeministër i vendit në disa raste duhet të vendos vet për vendime shtetërore.

Basha gjithashtu tha se kjo situatë nuk është normale, ndërsa shtoi se ishte vet ambasadori amerikan i cili tha se ky proces dhe rezultatet janë të ligjshme, edhe kryetari rrjedhimisht është i ligjshëm.

“Situata nuk është normale, krejt ky abnormalitet po vjen prej strukturave kriminale. Mendoj që zgjedhja duhet me dalë prej kryeministrit në dialog me të tjerët. Askush në asnjë moment, nuk e ka kontestuar zgjedhjen e kryetarëve, as procesin dhe as rezultatet. Për këtë proces vet ambasadori amerikan ka thënë se ky proces dhe rezultatet janë të ligjshme, edhe kryetari rrjedhimisht është i ligjshëm”, tha ai në Klan.

Ai madje shtoi se “jo të gjitha kërkesat “që t’i thotë dikush duhet t’i bësh”, sepse sipas tij duhen të vlerësohen vet.

“Pse po mendoni se të gjitha kërkesat që t’i thotë dikush duhet t’i bësh, ti je kryeministër, ti duhet të vlerësosh vet nganjëherë. Përndryshe cila është arsyeja që kanë dalë për të votuar 800 mijë veta në Kosovë. Me miqtë duhet të bashkëpunosh ditë e natë, është e padrejtë se pse janë vënë sanksione ndaj Kosovës, nuk e kemi sulmuar KFOR-in, sanksionet janë të padrejta”, ka thënë Basha.

/GazetaSinjali/