image Basha i VV-së ka një këshillë për PSD-në: Kishin me qenë më efektiv si OJQ sesa si parti politike

Politikë

Basha i VV-së ka një këshillë për PSD-në: Kishin me qenë më efektiv si OJQ sesa si parti politike

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka folur për arrestimin e kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt në oborrin e një televizioni.

Basha ka thënë se partia që Molliqaj udhëheqë do të ishte më efektive si organizatë joqeveritare sesa si parti politike.

Sipas tij ata duan të faktorizohen në këtë vend, duhet të iu nënshtrohen zgjedhjeve ndërsa theksoi se PSD-ja e ka marrë mesazhin në zgjedhje.

“Nuk mundesh me u faktorizu në emër të një shteti diktatorial, me shku me i mëshu një polici shuplakë dhe me thënë pse po më arrestoni se unë kam të drejtë me i mëshu një polici shuplakë dhe mos me më ndodhë asgjë. Ata që duan me u faktorizu në këtë Republikë, duhet me ju nënshtru zgjedhjeve. Ne kemi OJQ, ato e kryejnë punën e tyre, kanë kritikat e tyre ne i marrim parasysh, mirëpo si subjekt politik, unë mendoj që subjekti politik ka qenë në zgjedhje dhe e ka marrë mesazhin e qytetarëve. Si OJQ kishin me qenë më efektiv, sepse si parti nuk kanë mbërri me kalu as pragun”, ka thënë Basha në t7.

/GazetaSinjali/