image Dikur vatër e koronavirusit, sot vetëm dy raste aktive

Shëndetësi

Dikur vatër e koronavirusit, sot vetëm dy raste aktive

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sonte ka konfirmuar edhe një rast të ri të prekur me koronavirus nga komuna e Malishevës, nga gjithsej tri mostra që janë testuar sot nga kjo komunë.

Ky rast e ka çuar në 2 numrin e rasteve aktive në komunën e Malishevës.

Bazuar në të dhënat e IKSHPK-së, personi i prekur është rast kontakti dhe është prekur në njërin nga spitalet vendore, gjatë qëndrimit me një familjar në spital.

Shtabi komunal emergjent, edhe njëherë u bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të bëjnë kujdes të shtuar, të përdorin maska e dorëza, të mbajnë higjienën personale, të mbajnë distancën e nevojshme sociale dhe t’iu ikin kontakteve me rastet e dyshuara.

Gjendja me covid-19, në Komunën e Malishevës, nga data 14 mars, e deri më sot, është kjo: 80 të prekur, prej tyre 76 të shëruar, 2 raste aktive dhe 2 raste kanë përfunduar me vdekje./Gazeta Sinjali/