image Diktatori Enver Hoxha, figura ‘legjendare’ e këngës të rapsodëve kosovarë - Sinjali

Diktatori Enver Hoxha, figura ‘legjendare’ e këngës të rapsodëve kosovarë

news image

“Legjendar në luftë e në liri, Enver Hoxha emri i tij”, është vetëm njëri nga vargjet e shumta të këngës kushtuar diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Këngë kjo që ende dëgjohet e këndohet nga rapsod të ndryshëm të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Është fjala për këngën të cilës i atribuohen dy tituj të ndryshëm, “Plot pesë shekuj” dhe “Enver Hoxha”, por që thelbi i të cilës nuk ndërron, pra himnizon figurën e diktatorit të Shqipërisë.

Ndonëse ka video të shumta të interpretimeve të kësaj kënge, nën shoqërimin e çiftelisë, por dhe shkrepjeve të armëve të zjarrit. Një interpretim tjetër është publikuar më 4 shtator të këtij viti.

Në këtë video të publikuar së fundi në YouTube krahas këngës, dëgjohen edhe të shtëna me armë. Si dhe, shihen burrat të shumtë të cilët janë mbledhur e po e shijojnë muzikën.

Por, për të u mos mjaftuar me legjendarizimin e diktatorit, rapsodët Xeni, Sinani dhe Enesi vazhdojnë lavdet për një djalë të Shqipërisë.

“…lum si shqipja e pat djalë”, vazhdon tutje teksti këngës.

Madje në këtë këngë ky ideolizohet diktatori shqiptar, përmendet edhe emri i heroit Gjergj Kastrioti – Skëndërbeut.

Por, pavarësisht tekstit që përmban kjo këngë, nuk ka mjaftuar si arsye që të mos vazhdon të këndohet në ahengje të ndryshme, e madje dhe të postohet në rrjete sociale.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: