Vetura e cila dyshohet si u përket personave që kryen plagosjen e dy personave të tjerë në Vlorë, është gjetur e djegur në ë fshatin Cerkovinë, në aksin që lidh Vlorën me Fierin.
Këta dy persona po dyshohen se gjatë mbrëmjes së sotme në lagjen “Bashkimi” plagosen Roland Çepajn dhe kunatin e tij Nikollaq Çepaj (Taullaraj), ky i fundit pak ditë më parë kishte dalë nga burgu, pasi ishte arrestuar per plagosje në qershor të 2019.
Policia ka ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim të kapjes dhe arrestimis të të dyshuarve./Gazeta Sinjali/