Lagjja e Doktorëve në Suhodoll ka mbetur pa energji elektrike qysh orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar. Kështu ka njoftuar për Sinjalin një banor i kësaj lagje.
Shkak i kësaj ndërprerje, ka qenë djegia e trafos që e furnizon me energji elektrike këtë lagje.
Sipas sinjalizuesit, me këtë problem nuk është marrë askush pasi serbët kanë energji elektrike e shqiptarët jo.
“Kryetari i Lagjes ka kontaktuar me EPS-in serb, por nuk kanë marrë masa”, tha ai.
Kujtojmë që Lagjja e Doktorëve ndodhet në pjesën veriore të Mitrovicës dhe banorët atje kanë kërkuar ndihmën e organeve të shtetit që rryma të kthehet në këtë lagje të banuar me shqiptarë.