Një veturë është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vushtrri, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në rrethana të panjohura është djegur një veturë në Vushtrri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekspertët e zjarrit. Deri tani nuk kemi diçka konkrete”, tha Zahiti.
Rasti është duke u hetuar si zjarrevënie./Gazeta Sinjali/