image Digjet një veturë në Matiqan (VIDEO)

Siguri

Digjet një veturë në Matiqan (VIDEO)

news image

Një veturë është përfshirë nga flakët në Matiqan të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Qendra e Zjarrfikësve.

“Po, rreth orës 21:12 e kemi marrë informacionin se një veturë është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thanë nga kjo qendër për Sinjalin.

Në videon e realizuar nga vendi i ngjarjes, shihen dy vetura të cilat janë në afërsi të veturës së përfshirë nga zjarri, të cilat po ashtu rrezikohen të digjen.

Aty po ashtu shihet edhe një qytetar, i cili tenton ta shuajë zjarrin./Gazeta Sinjali/