Një veturë është djegur sot në Lubizhdë të Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, si dhe kanë njoftuar se deri te ky incident ka ardhur për shkak të shkaqeve teknike.
Nga Policia kanë bërë të ditur se për momentin është duke u intervistuar pronari i veturës.
“Libizhdë, Prizren- 13:22. Policia ka pranuar informacion për një veturë e cila është duke u djegur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin. Mendohet se për shkaqe teknike ka ardh deri te ky incident për të cilin policia është duke e intervistuar pronarin. Për info të tjera do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e policisë.