image Digjet një veturë në Leposaviq, dyshohet se është e deputetit të Listës Serbe

Kosovë

Siguri/ Digjet një veturë në Leposaviq, dyshohet se është e deputetit të Listës Serbe

news image

Një veturë e tipit ‘Peugeot’ ngjyrë e zezë është djegur mbrëmë pas mesnatës në Leposaviq, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Sipas raportimeve, dyshohet se vetura është pronë e deputetit Sllavko Simiq.

Këtë incident e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut Branisllav Tadoviq, por nuk ka dhënë detaje shtesë.

Simiq përveç postit të deputetit në parlamentin e Kosovës, është edhe nënkryetar i Listës Serbe, si dhe kryetar i qarkut të Mitrovicës, i zgjedhur nga strukturat ilegale në atë pjesë. /Gazeta Sinjali/