Një veturë është përfshirë nga zjarri derisa ka qenë në lëvizje në autostradën “Arbën Xhaferi”, saktësisht në fshatin Bibaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues e ka dërguar një video nga vendi i ngjarjes, në të cilën shihen dy persona të cilët kanë dalë jashtë veture.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Kam informata vetëm që është në fshatin Bibaj në autosradë. Policia është njoftuar në ora 13:05 minuta. Është nisë me shku bashkë me ekipin e zjarrfikësve. Informata të tjera nuk kam”, tha Krasniqi./Gazeta Sinjali/