Mbrëmë një shtëpi në rrugën ‘Xhevat Jusufi’, për të cilën u raportua se në komunën e Mitrovicës është përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se zjarri është shkaktuar si pasojë e një ngrohëse elektrike, teksa flakët kanë përfshirë kulmin dhe katin e tretë të shtëpisë.
Sinjali mëson se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, vlera e të cilave për momentin nuk dihet.
Ndërkohë u raportua se kjo shtëpi është e familjes së heroit, Artim Jashari.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.