Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Reçak të Shtimës, dje rreth orës 13:01, shkruan Gazeta Sinjali.
Në vendin e ngjarjes, policia njofton se kanë dalë njësitet përkatëse dhe se ekipi i zjarrfikësve e ka lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale, policia nuk ka raportuar se ka persona të lënduar.
Në raportin 24 orësh nuk janë bërë të ditur shkaqet e zjarrit, por rasti është iniciuar si “incident zjarri”./Gazeta Sinjali/