Një shtëpi në fshatin Brod të Shtërpcës është përfshirë nga zjarri në orën 01:00 të hënën, raporton Gazeta Sinjali.
Pronari i shtëpisë ka deklaruar në polici se vlera e dëmit të shkaktuar nga djegia e shtëpisë është rreth 22 mijë euro.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se shkaktari i zjarrit që kaploi këtë shtëpi është energjia elektrike.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe njësitë e tjera relevante, të cilat po merren me hetimin dhe zbardhjen e rastit./Gazeta Sinjali/