image Digjet një shtëpi në Klinë

Siguri

Digjet një shtëpi në Klinë

news image

Zjarri ka përfshirë një shtëpi në fshatin Perqevë të Klinës, pasditen e djeshme rreth orës 18:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se si pasojë e zjarrit është djegur kati i tretë i shtëpisë.

Pronari i shtëpisë dyshon se zjarri është shkaktuar nga rryma elektrike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, një njësi e KEDS-it, si dhe njësiti i zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se, sipas pronarit, vlera e dëmit që ka shkaktuar ky zjarr është rreth 10 mijë euro.

Nga zjarri përveç dëmeve materiale, nuk është lënduar askush./Gazeta Sinjali/