Një shtëpi në rrugën “Rilindja” në Gjakovë është përfshirë nga flakët pasditen e djeshme, rreth orës 16:14, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, shtëpia ishte kapluar nga zjarri i nisur në një fushë.
Policia njofton se një person ia kishte vënë zjarrin një fushë dhe pastaj flakët ishin përhapur duke përfshirë edhe një shtëpi që ndodhej aty afër.
Zjarri është shuar nga zjarrfikësit, kurse i dyshuari që kishte ndezur zjarri ndodhet ende në arrati./Gazeta Sinjali/