Një shtëpi e pabanuar është djegur në rrugën “Tahir Efendia” në lagjen e Çabratit në Gjakovë.
Një sinjalizues ka dërguar disa fotografi në të cilat shihet shtëpia duke u djegur.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili ka thënë se zjarri është loklaizuar dhe nuk ka persona të lënduar.
“Ne mundemi me e konfirmu se rreth orës 15 e 30, policia ka marrë një informatë për një rast zjarri në shtëpi të pabanuar në rrugën “Tahir Efendia” në lagjen e Çabratit, shërbimet emergjente, polica dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur rastit. Zjarrfikësit kanë arrit me e lokalizu zjarrin”, ka thënë Graishta për Gazetën Sinjali.
Polica ka njoftuar se është djegë një pjesë e kulmit të shtëpisë së pabanuar./ Gazeta Sinjali/