Shkolla e vjetër në fshatin Mushtisht të Suharekës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e djeshëm, raporton Gazeta Sinjali.
Drejtori i kësaj shkolle ka raportuar në polici se dikush ia ka vënë flakën kësaj shkolle, e cila ishte jashtë funksionit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, si dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin.
Përveç dëmeve materiale, policia njofton se nuk është lënduar askush./Gazeta Sinjali/