Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Tiranë, ku si pasojë e një zjarri në një banesë ka humbur jetën një grua, raporton abcnews.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Loni Ligori” në Astir, në banesën e shtetases L.Z., 69 vjeçe, ku dyshohet se ka rënë zjarr dhe 69-vjeçarja ka humbur jetën.
Dyshohet se ajo ka vdekur si pasojë e mungesës së oksigjenit.
Trupi i pajetë i saj do të dërgohet në morg për obduksion.
“Në rrugën ‘Loni Ligori’ në Astir, në banesën e shtetases L.Z, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z., që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë. Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes”, thuhet në njoftimin e policisë./GazetaSinjali/