Një banesë 1 katëshe është përfshirë nga flakët, mëngjesin e sotëm 07:05 në rrugën e Dibrës në Tiranë.
Sipas mediave në Shqipëri, nga banesa u nxor një fëmijë, i cili në momentin e shpërthimit të zjarrit ndodhej brenda dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Zjarri u fik nga zjarrfikësit, të cilët dolën menjëherë në vendngjarje.
Raportohet se nga ky zjarr nuk ka pasur pasoja në njerëz, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë ende në vendin e ngjarjes, ku po punojnë në zbardhjen e rrethanave dhe motivet e zjarrit./Gazeta Sinjali/