image Digjet një banesë në Shkodër/ Burri vdes, gruan e shpëton fqinji

Shqipëri

Digjet një banesë në Shkodër/ Burri vdes, gruan e shpëton fqinji

news image

Një burrë rreth 79 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tij në lagjen “Salo Halili” në Shkodër.

Policia tha se 79-vjeçari gjeti vdekjen në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, ka pësuar djegie, por ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Forcat zjarrfikëse mundën të shuanin flakët, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Një prej fqinjëve të çiftit tregoi për mediat sesi kishte arritur të futej në banesë mes flakëve dhe të nxirrte fillimisht gruan, raporton A2.

“Atë gruan unë hyra dhe e shpëtova. Plasi gazi dhe dola jashtë, nuk munda më”, tregoi ai.

“Për mua kjo është vrasje me dashje, ata janë të vetëm, të pamundur fizikisht”. /GazetaSinjali/