Një banesë është përfshirë nga flakët në Ferizaj para disa minutash.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i zjarrfikësve dhe Policia, shkruan Gazeta Sinjali.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Agim Gashi vetëm e ka konfirmuar rastin.
Dyshohet se zjarri banesa është përfshirë nga flakët si pasojë e djegies së një njehësor elektrik. /Gazeta Sinjali/