Një shtëpi në Ferizaj është djegur gjatë ditë së djeshme.
Personi i cili e ka lajmëruar rastin ka treguar se shtëpia në të cilën ka qenë duke banuar është përfshirë nga zjarri dhe gjatë shuarjes së zjarrit, ai dhe një zjarrfikës kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë tretman mjekësor.
“Rr. Fehmi Agani, Ferizaj 07.02.2020-23:10.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë në të cilën ka qenë duke banuar pronë e një mashkull kosovar është përfshirë nga zjarri i cili është shkaktuar nga një qiri i cili ka qenë i ndezur. Ankuesi gjatë tentimit për të shuar zjarrin ka pësuar lëndime. Gjatë shuarjes së zjarrit, lëndime ka pësuar dhe një zjarrfikës i cili ka marrë tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësiti i zjarrfikësve të cilët e kanë shuar zjarrin. /Gazeta Sinjali/