Rrufeja ka goditur minaren e një xhamie në qytetin e Tokatit të Turqisë.
Pas goditjes nga rrufeja minarja ka filluar që të digjet, përcjell Gazeta Sinjali.
Ata që kishin vënë re incidentin kanë informuar zjarrfikësit dhe me ndërhyrjen e tyre është shuar zjarri pa e kapluar pjesën tjetër të xhamisë, shkruan Trt Haber.
Momenti i zjarrit në minare u kap nga kamerat e telefonit celular të banorëve.
Për të shikuar videon klikoni KËTU./Gazeta Sinjali/