image Digjet kombi-busi në rrugën Gjakovë-Prizren, intervenojnë zjarrfikësit dhe Policia

Kosovë

Detajet/ Digjet kombi-busi në rrugën Gjakovë-Prizren, intervenojnë zjarrfikësit dhe Policia

news image

Rreth orës 12:15, një kombi-bus ka marrë flakë duke u djegur tërësisht.

Njësiti i zjarrfikësve dhe patrullat e Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, ka thënë për Gazetën Sinjali se për fat askush nuk është lënduar.

“Sot në orën 12:15 në aksin rrugor Gjakovë-Prizren jemi njoftuar për një djegie të një komi-busit që ka qenë në lëvizje. Patrullat kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftu edhe njësiti i zjarrfikësve të cilët poashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes. Dyshimet e pronarit të kombi-busit janë që zjarri ka ardhur për shkak të instalimit të automjetit. Nuk ka diçka tjetër. Nuk ka të lënduar”, ka thënë Podrimaj. /Gazeta Sinjali/