Rreth orës 12:15, një kombi-bus ka marrë flakë duke u djegur tërësisht.
Njësiti i zjarrfikësve dhe patrullat e Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, ka thënë për Gazetën Sinjali se për fat askush nuk është lënduar.
“Sot në orën 12:15 në aksin rrugor Gjakovë-Prizren jemi njoftuar për një djegie të një komi-busit që ka qenë në lëvizje. Patrullat kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftu edhe njësiti i zjarrfikësve të cilët poashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes. Dyshimet e pronarit të kombi-busit janë që zjarri ka ardhur për shkak të instalimit të automjetit. Nuk ka diçka tjetër. Nuk ka të lënduar”, ka thënë Podrimaj. /Gazeta Sinjali/