image Digjet kampi i refugjatëve në Mitrovicë

Kosovë

Digjet kampi i refugjatëve në Mitrovicë

news image

Kampi i refugjatëve në lagjen “Bair” të Mitrovicës është përfshirë nga zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se në njërin nga kontejnerët ka shpërthyer zjarri.

Zahiti bëri të ditur se pesë persona kanë marrë trajtim mjekësor por ende nuk dihet se çfarë lëndime kanë pësuar.

“Një nga kontejnerët që ndodhen në atë zonë është përfshirë nga zjarri, zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin, shkaqet ende nuk dihen. Rasti ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit. Pesë persona kanë marrë trajtim mjekësor por ende nuk dihet se çfarë lëndime trupore kanë pësuar”, tha Zahiti. /Gazeta Sinjali/