Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një fabrikë kanabisi në Angli.
Ai ishte bllokuar brenda fabrikës pasi mori flakë, bashkë me një tjetër person, gjithashtu shqiptar.
Për pasojë, 43-vjeçari humbi jetën, ndërsa 20-vjeçari mundi të mbijetonte dhe aktualisht është liruar edhe nga spitali, pasi mori ndihmën mjekësore raporton abcnews.al.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të enjtes, më 4 qershor, në një fabrikë në Brierley Hill.
Për arsye ende të paqarta, fabrika ku rritej dhe përpunohej kanabisi mori flakë bashkë me dy shqiptarët brenda.
Të enjten, pas orës 19:30, shqiptarët u nxorën dhe u dërguan në spital.
43-vjeçari humbi jetën nga plagët e marra ndërsa i riu mbijetoi.
Detektivët u shpreh se ata ishin viktima të trafikimit në Mbretërinë e Bashkuar./Gazeta Sinjali/