Është djegur balona me mbishkrimin “Mirë se vini në Pejë” e cila ishte vendosur sot në hyrje të Pejës, si promovim për balonën me ajër të nxehtë, produkti më i ri turistik në qytetin e Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga policia për rajonin e Pejës.
“Po, po është djegë, por tash nuk po e dimë a është problem teknik i rrymës, a i motorit, zjarrvënie a nuk e dimë. Ka mbetë me e verifiku nesër me ekspertët e zjarrit. Sonte kanë dalë krejt këtu, por nuk mundem me përfundu sonte, nesër në mëngjes verfikohet se çka është në pyetje. Rasti ka ndodhur diku pas orës 22:00”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Kjo balonë u kritikua nga qytetarët për shkak të ngjyrave të cilat ngjanin me flamurin e ish-Jugosllavisë./Gazeta Sinjali/