image Digjen dy vetura, dyshohet se ia vënë flakën qëllimisht

Rajon

Digjen dy vetura, dyshohet se ia vënë flakën qëllimisht

news image

Dy makina janë përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit rreth orës 03:00, në lagjen “Beqir Dardha”.

Zjarrëfikësit janë njoftuar për një makinë të përfshirë nga flakët, e pastaj është marrë një tjetër njoftim për një makinë të djegur. Rasti në fjalë ka ndodhur në lagjen “Haxhias”.

Dyshohet se të dy zjarret në këto dy makina janë vënë qëllimisht, pasi kanë qenë në pjesën e jashtme të tyre ndërsa kanë qenë të parkuara. Njëri prej automjeteve të djegur është në pronësi të B.M ndërsa automjeti i dytë i djegur është në pronësi të T.P. /Gazeta Sinjali/