image Digjen dy kamionë në veri të Mitrovicës

Siguri

Digjen dy kamionë në veri të Mitrovicës

news image

Persona të panjohur kanë djegur mbrëmë dy kamionë në Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut.

Sipas Policisë, të dyshuarit i kanë vënë zjarrin kamionit të ankuesit, i cili ishte i parkuar para shtëpisë.

Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar edhe dy vetura që ishin të parkuar afër kamionit.

Kurse, edhe në Mitrovicën e veriut, një person ka informuar se persona të pa njohur i kanë vënë zjarrin kamionit dhe veturës së tij.

Zjarrfikësit në të dy rastet kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Ndërkaq, policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet./GazetaSinjali/