image Digjen dy dhoma në shtëpinë e mërgimtarit në Ferizaj, dëmi kap vlerën e 20 mijë eurove

Siguri

Digjen dy dhoma në shtëpinë e mërgimtarit në Ferizaj, dëmi kap vlerën e 20 mijë eurove

news image

Dje në stacionin policor në Ferizaj një qytetar ka raportuar se disa persona ia kanë thyer dritaret e shtëpisë së vëllait të tij, që gjendet jashtë vendit dhe kanë depërtuar brenda.

Gazeta Sinjali ka mësuar se Njësia patrulluese ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, në rrugën “Ismajl Rama”, ku janë vërejtur dëmet e shkaktuara nga të dyshuarit.

Rasti që fillimisht dyshohej se mund të ishte vjedhje, doli diçka tjetër. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se kur njësia e hetimeve dhe forenzika dolën në vendngjarje u kuptua se dy dhoma të shtëpisë janë djegur tërësisht.

Dhomat në katin e dytë dyshohet se janë djegur më herët dhe vlera e dëmit arrin në 20 mijë euro.

Lidhur me ngjarjen, prokurori ka dhënë urdhër që rasti të hetohet si “zjarrëvenie”.

Kujtojmë se shtëpitë e mërgimtarëve shumë herë kanë qenë cak i hajnave e personave të ndryshëm, të cilët kanë shfrytëzuar periudhën kur ata s’janë në Kosovë për të depërtuar në pronat e tyre.

/GazetaSinjali/