Gjatë ditës së sotme është raportuar që malet në mes të fshatrave Gurbardh dhe Turjakë në komunën e Malishevës janë përfshirë nga zjarri, duke u djegur dhjetëra hektarë.
Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit kanë dalë në vendngjarje ku kanë intervenuar në shuarjen e tyre.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që të bëjnë kujdes dhe të tregojnë vigjilencë të shtuar, në mënyrë që të mos shkaktohen zjarre të tilla.
Zjarre janë regjistruar edhe në malet në mes të fshatrave Guriq dhe Pagarushë, pastaj në Panorc, si dhe një shtëpi e pabanuar në fshatin Shkozë.