Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është intervistuar i dyshuari për djegien e 100 hektarëve pyll në fshatin Belo Brdo në Leposaviq.
Djegia e pyjeve, sipas policisë, kishte ndodhur më 13 prill rreth orës 23:00.
Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/