image Diego Simeone befason të gjithë me deklaratën për Valverden

Futboll

Sport/ Diego Simeone befason të gjithë me deklaratën për Valverden

news image

Në fund të ndeshjes së humbur ndaj Real Madrid, në natën e Superkupës së Spanjës, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, komentoi faullin e kartonit të kuq për Valverde, që ndali një gol thuajse të sigurt.

“Ishte lëvizja më e bukur! i thashë se çdokush do ta kishte bërë. E nisëm mirë, por më pas Reali u rritur. Valverde bëri lëvizjen e duhur, na hoqi mundësinë e golit”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se në fundin e vazhdimeve, Morata ishte i vetëm me portierin dhe Valverde i ndërhyri nga prapa duke u ndëshkuar me të kuq, por që kishte shpëtuar një gol të sigurt.

Nga ekzekutimi i penaltive nuk dështoi asnjë futbollist i Real Madridit, ndërsa dy futbollistë nga Atletico Madrid dështuan të shënonin gol./Gazeta Sinjali/