Ylli i filmit “Frozen 2”, Rachel Mattheës, përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka njoftuar fansat e saj se është diagnostikuar me koronavirus, duke përshkruar në detaje simptomat e saj, me qëllim që ta vetëdijësojë publikun rreth këtij virusi i cili u ka marrë jetën mbi 8 mijë njerëzve në botë.
“Përshëndetje të gjithëve. Unë kam rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe gjatë gjithë javës kam qëndruar e izoluar. Ende nuk e di se cili do të jetë hapi i radhës në trajtimin e virusit, ngase kam marrë informata të përziera rreth kësaj çështjeje, por sigurisht do të qëndrojë në karantinë deri sa të jetë e nevojshme. Aktualisht po ndihem më mirë, por do të kujdesem të ndajë me ju informata të cilat besojë se do t’iu ndihmojnë sadopak. Ju lutem të kemi kujdes me vendimet tona, sepse tani është koha të tregohemi të zgjuar dhe të përgjegjshëm. Ju lutem kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin,” shkruhej në mesazhin e aktores.
Në anën tjetër, 26-vjeçarja Mattheës ka treguar se është e vështirë të testohesh për koronavirus, dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë goxha prapa krahasuar me botën me mbi 6 mijë e 300 raste të konfirmuara dhe 108 vdekje të shënuara deri më tani./GazetaSinjali/