PSG do provojë ta bind yllin argjentinas, Lionel Messi për kalimin në “Parkun e Princave”.
Ish anëtari i Barcelonë që konfirmoi se nuk do vazhdojë më me ta, do gjejë aty një projekt fitues dhe mikun e vjetër, Neymar.
Ndarja ishte e shpejtë, pas më shumë se 20 vite, Barcelona konfirmoi largimin e Messit.
Tifozët e Barcelonës janë duke parë ‘makth’, derisa tifozët e PSG-së janë duke ëndërruar për këtë arritje të jashtëzakonshme.
Sipas gazetarit italian, njëkohësisht ekspert në transferime, Gianluca di Marzio, kanë nisur kontaktet e para që ta sjellin Messin në Francë dhe PSG shpreson ta bind.
Ndërkohë, Manchester City thuhet se nuk është i interesuar për argjentinasin. /GazetaSinjaliSporti/