image Di Maria: Real Madrid më kërkoi që të mos luaj në finale të Kupës së Botës në vitin 2014

Futboll

Futboll/ Di Maria: Real Madrid më kërkoi që të mos luaj në finale të Kupës së Botës në vitin 2014

news image

Lojtari argjentinas, Angel Di Maria ka zbuluar se si Real Madrid në vitin 2014 i kishte kërkuar që të mos luante në finale të Kupës së Botës pasi kishin frikë se lëndohet dhe nuk do të mund ta shisnin.

‘Vetëm tre persona e dinë të vërteten doktori Daniel Martinez, trajneri Sabella dhe unë’, tha ai fillimisht, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Pas ndeshjes me Belgjikën, unë kisha një dëmtim të vogël në këmbë. Isha 90 përqind i gatshëm por këmba nuk ishte në rregull. Përkundër kësaj, unë doja të luaja dhe nuk më interesonte se a do të luaja përsëri futboll’

‘Unë e dija se Real Madrid dëshironte të më shiste. Ata më dërguan një letër. Doktori më tregoi që ishte nga Real Madridi por unë as që e shikova dhe e hodha menjëherë.’

‘Shkova të flas me Alejandron dhe i tregova atij duke qarë se unë nuk isha 100% gati. Unë e dija se ai më donte dhe dëshironte që unë të luaja por ai duhej të vendoste ekipin më të mirë.’

‘Unë do të merrja një injeksion. Doja të provoja por pas takimi vendosëm që Enzo Perez të startoi’, u shprehë Di Maria për ‘Telefe’.

Argjentinasi atë verë u transferua tek Manchester United për 60 milionë funta por as aty nuk pati një periudhë të suksesshme./Gazeta Sinjali/