image Dhurata Dora zbulon se kur do ta publikojë këngën e re

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dhurata Dora zbulon se kur do ta publikojë këngën e re

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dhurata Dora, ka gati projektin më të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja së fundmi në profilin e saj në Instagram, përmes një videoje, transmeton Gazeta Sinjali.

Kënga e re publikohet të enjten. A jeni gati për këtë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos së publikuar.

Artistja nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.

Kujtojmë se “Te Quiero” është projekti i fundit muzikor i Dhuratës në bashkëpunim me artistin francez Maitre Gims. Kënga deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/