Dhurata Dora është njëra ndër artistet më të pëlqyera në trojet shqiptare dhe jo vetëm.
Dora krahas muzikës është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, ku numëron mbi 1 milion ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.
Së fundmi në profilin e saj në Instagram, artistja ka publikuar një video në të cilën shfaqet përkrah nënës.
“Me zemrën tem”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos, përderisa ndjekësit e artistes mezi e kanë dalluar se cila është e ëma e cila e bija.
Ndryshe, ‘Zemër” është projekti i fundit muzikor i Dhurata Dorës në bashkëpunim me Soolking. Kënga është publikuar në muajin prill të këtij viti dhe deri më tani numëron mbi 319 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/