image Dhurata Dora me pamjen e re, s’keni për ta njohur

Dhurata Dora me pamjen e re, s’keni për ta njohur

news image

Dhurata Dora prej vitesh tashmë është kthyer në një ndër këngëtaret më të dëgjuara dhe të pëlqyera jo vetëm brenda, por edhe jashtë Shqipërisë. Kënga e saj “Zemër” theu rekorde në Youtube dhe u bë shumë e famshme në disa vende.

Dhurata gjithmonë ka qenë shumë e guximshme dhe ka bërë ndryshime drastike në pamjen e saj. Ndonëse prej kohësh ishim mësuar ta shihnim me flokët e zeza, së fundmi këngëtarja i ka habitur të gjithë teksa ka treguar nëpërmjet disa postimeve që ka ndryshuar look.

Dhurata ka publikuar disa video ku shfaqet me flokët e shkurtra dhe ka ndryshuar ngjyrën, duke i bërë me nuanca çokollate.