Këngëtarja e njohur shqiptare Dhurata Dora, ka gati projektin e ri muzikor.
Kjo është bërë e ditur në “Prive”, ku thuhet se kënga i takon zhanrit “house”, si dhe që është punuar në studion e Redbox Entertainment, transmeton Gazeta Sinjali.
Mësohet se kënga ka temë dashurinë dhe klipi është xhiruar në disa vende të ndryshme, përfshirë edhe Gjermaninë.
Kënga ishte paraparë të publikohet gjatë kësaj jave, por që është shtyrë për në muajin dhjetor për shkak të tërmeteve që ndodhën në Shqipëri, ku si pasojë vdiqën 51 persona./Gazeta Sinjali/