image Dhunohet një grua në një motel në Kamenicë

Kosovë

Raport/ Dhunohet një grua në një motel në Kamenicë

news image

Një grua dyshohet të jetë dhunuar të enjten në një motel në Kamenicë.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Rasti është raportuar në Polici të enjten në mbrëmje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”,thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/