Nesër nga ora 18:30, në sheshin “Nëna Terezë” në Tiranë, do të mbahet protestë lidhur me rastin e 11-vjeçares që u dhunua të shtunën në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi.
Në një postim në Instagram ajo ka shkruar: “Nesër ora 18:30 te SHESHI NENA TEREZE. VAJZA/ FEMRA/ GRUAJA është nderi jonë/ jo lodër e juaja”.
Sot në Prishtinë është mbajtur një protestë, ndërsa pritet të mbahet edhe një nesër.