image Dhunë në një familje në Fushë Kosovë, 44-vjeçari e bën për spital bashkëshorten e tij

Siguri

Dhunë në një familje në Fushë Kosovë, 44-vjeçari e bën për spital bashkëshorten e tij

news image

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një grua në Fushë Kosovë gjatë ditës së djeshme ka kërkuar ndihmë nga Policia, ku ka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar atë fizikisht.

Sinjal mëson se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Pomozotin, ku pas një mosmarrëveshje 44-vjeçari ka eskaluar në sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij të cilën dyshohet se e ka goditur me shqelma nëpër trup.

Viktima ka pësuar lëndime trupore për çka edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Me vendim të prokurorit ndaj 44-vjeçarit kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’ dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/