image Dhunë në familje në Vushtrri/ Gruaja denoncon në Polici se u grushtua nga bashkëshorti

Siguri

Dhunë në familje në Vushtrri/ Gruaja denoncon në Polici se u grushtua nga bashkëshorti

news image

Mbrëmë pak para mesnatës, një grua nga fshati Stanoc i Ulët i Vushtrrisë është detyruar ta denoncojë bashkëshortin e saj në Polici, pasi ky i fundit e sulmoi atë fizikisht.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se gruaja ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj e ka goditur atë disa herë me grushte në kokë.

Pas denoncimit të gruas, Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe më pas e ka dërguar në stacion policor. Aty, i dyshuari i është nënshtruar testit për alkool dhe ka rezultuar që ka alkool në gjak 1.71 promilë.

Pasi ka qenë nën ndikim të alkoolit, i njëjti nuk është intervistuar por me vendim të prokurorit të shtetit ai është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh.

Ndaj tij është iniciuar rasti “Dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/