image Burri në Obiliq kërcënon gruan dhe vajzat se do t'i pres me thikë

Siguri

Burri në Obiliq kërcënon gruan dhe vajzat se do t’i pres me thikë

news image

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Mazgit të Obiliqit, raporton Gazeta Sinjali.

Një femër është ankuar në policinë e këtij qyteti se bashkëshorti i saj është duke ushtuar në vazhdimësi dhunë fizike ndaj saj dhe vajzave të tyre.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Stacionit të Policisë në Obiliq kanë bërë të ditur se viktima dhe i dyshuari janë shoqëruar për në stacionin policor.

Sinjali merr vesh se viktima ka deklaruar se i dyshuari përveç dhunës fizike edhe i ka kërcënuar se do t`i pres me thikë.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, përcjellë Gazeta Sinjali.

/Gazeta Sinjali/