Një person nga Prizreni është ankuar në polici se vazhdimisht është viktimë e dhunës fizike nga biri i tij i mitur, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Herën e fundit, pas një mosmarrëveshje i mituri ishte nervozuar, kishte dalë jashtë dhe kishte goditur me grusht xhamin e derës, veprim ky që kishte shtyer këtë person të ankohet në polici.
“Në lidhje me ketë rast është intervistuar i mituri dhe viktimat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar”, ka thënë Osmanollaj./Gazeta Sinjali /